Shefi i delegacionit të BE-së në Beograd, Vinsent Dezher ka deklaruar se do të ishte mirë sikur serbët e Kosovës të merrnin pjesë në zgjedhjet e 12 dhjetorit.

Deklarata e zyrtarit evropian vjen menjëherë pas asaj të qeverisë serbe, e cila ka përsëritur se nuk janë pjekur kushtet për pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës.

Dezher ka preferuar të mos e komentojë këtë deklaratë, duke theksuar se do të jetë shefja e Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton, ajo që do t’i përgjigjet Beogradit.

Ky i fundit nënvizoi se më parë duhet të zgjidhet cështja e statusit të Kosovës, e cila duhet t’i japë fund konfliktit shqiptaro-serb.

Top Channel