BE prezanton planin për energjinë

10/11/2010 17:40

Strategjia e BE për energjinë në dekadat e ardhshme parashikon ndarjen e rrjetit të furnizimit me gaz dhe energji elektrike, si dhe rinovimin e energjisë së prodhuar përmes rrymave të ajrit, me qëllim uljen e faturave.

Duke zbuluar projektin “Energy 2020”, komisioneri evropian për Energjinë, Guenther Oettinger bëri thirrje për investime që arrijnë në 1 trilion euro, me qëllim evropianizimin e politikës energjitike.

Sipas tij, paratë mund të vijnë nga taksapaguesit dhe nga vetë kompanitë e energjisë. BE shpreson se një rrjet i ndarë do të mbrojë individualisht vendet anëtare nga përplasjet me furnizuesit, sic është Rusia.

Në janar të vitit 2009 vende të ndryshme të Bashkimit Evropian panë t’u pritej për tre javë furnizmi me gaz nga Rusia përmes Ukrainës.

Top Channel