Angli, studentët përleshen me policinë

10/11/2010 21:20

Skena të dhunshme janë regjistruar teksa mijëra persona kanë protestuar kundër planeve për trefishimin e taksave të shkollimit dhe shkurtimin e fondeve për universitetet në Angli

Demonstruesit kanë hyrë me forcë në një ndërtesë në Westminister, që shërben edhe si selia kryesore e Partisë Konservatore, duke thyer dritaret dhe duke u ngjitur në tarracë.

Ndërsa jashtë, një turmë prej mijëra vetësh të rebeluar u kanë vënë flakën disa pankartave dhe flamujve, si dhe kanë hedhur objekte ndaj ndërtesës.

Liderët e lëvizjeve studentore e kanë dënuar dhunën e ushtruar duke e cilësuar atë si “të neveritshme”.

Ata thanë se rreth 50 mijë vetë morën pjesë në marshimin para Westminister. Nga ana e saj, policia ka arrestuar 32 persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA