Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të  Republikës së Kosovës,  Jakup Krasniqi i dergoi nje telegram ngushellimi Presidentit Bamir Topi pas aksidentit tragjik qe ndodhi ne aksin rrugor Fier Tepelene, ku humben jeten 9 persona.

Duke shprehur ngushellimet per familjet e viktimave, Krasniqi e cileson kete ngjarje jashtezakonisht te rende qe ka prekur te gjithe qytetaret e Kosoves.

“Ne keto momente te veshtira- tha ai- ne jemi prane familjareve te viktimave qe humben jeten si pasoje e aksidentit tragjik”. Edhe kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci permes nje telegrami ngushellimit shprehu dhimbjen per humbjen e jeteve njerezore.

“Qeveria dhe populli i Kosovës- thuhet ne mesazhin e ngushellimit- edhe në këto momente të vështira qëndrojnë pranë jush, për të ndarë këtë dhimbje të madhe.  Kryetari i Lidhjes Demokratike te Kosoves, Isa Mustafa permes telegramit drejtuar presidentit, kryeministrit dhe kryetares se kuvendit te Shqiperise shprehu ngushellimet per humbjen e jeteve ne aksidentin e rende rrugor, duke iu bashkuar dhimbjes se familjeve dhe te gjithe popullit shqiptar. Nje mesazh ngushellimi eshte derguar edhe udheheqesi i Aleances Kosova e Re, Bexhet Pacolli.

Top Channel