Lajmi i aksidentit tragjik në aksin rrugor Tepelenë – Ballsh ka qenë ndër lajmet e para të pasqyruara sot në mediat greke të shtypit apo ato elektronike.

Me lidhje te drejtperdrejta me korrespodentet e tyre ne Janinë, kanalet private televizive si edhe ato shteterore kane komentuar aksidentin tragjik me te gjitha hollesite, kush me shume e kush me pak, me pamjet televizive te videove qe qarkullojne ne internet apo te fotografive te ndryshme.

Ne oret e mengjesit kane qene emisionet informative televizive qe i jane referuar lajmit ne fjale dhe me pas edhe faqet e internetit te gazetave.

Lidhjet e tyre me korrespondentet nga Janina jane kryer prane spitalit ‘Xatzikosta’ te ketij qyteti ku ndodhen prej disa oresh dy te plagosur ,pikerisht Petro Vangjeli nga Saranda  61 vjec dhe Eduart Prenci 29 vjec nga Lushnja, i cili sipas konformimit qe beri per Top Channel ,konsulli shqiptar ne Janine, Jani Dako, i eshte nenshtruar nje operacioni te gjate ne kirurgjine e ketij spitali.

Ajo cka bie eshte fakti qe shumica e tyre i referohen deshmive te dy biznesmeneve greke qe udhetonin prane vendit ku ndodhi aksidenti dhe qe kane pare para tyre nje vajze shtatzane dhe nje djale te ri te pergjakur, qe kerkonin ndihme dhe pasi i kane marre ne makinat e tyre i kane transportuar ne spital, ndersa kane lajmeruar edhe policine per aksidentin.

Sipas tyre gjithashtu ka qene teper i madh dhe i menjehershëm mobilizimi i forcave te policise shqiptare,te zjarrfikesve dhe te ndihmes se shpejte.

Gjithashtu ne raportet e mediave greke pershkruhet aksi rrugor Tepelene -Ballsh si nje nga me te rrezikshmit ne Shqiperi, ku ende kryen punime,ndersa behet fjale edhe per kushte te keqija te motit ne momentin e aksidentit. Gazeta proqeveritare ‘Ta Nea’ thekson ne faqen e saj se i menjehershëm ka qene reagimi i Athines zyrtare pas aksidentit  duke iu referuar bisedes telefonike te dy ministrave te Jashtem Haxhinasto dhe Dhrutsa.

Top Channel