Tre parti të vogla janë bashkuar me AKR-në e Behxhet Pacollit, i cili vijon të zgjerojë koalicionin e tij parazgjedhor.

Kështu, me AKR-në janë bashkuar Partia Nacional Demokratike Shqiptare, Partia e Pensionistëve të Kosovës dhe PPI, një tjetër parti pensionistësh.

“Këtu janë të gjitha pjesët e një mozaiku themelues të qendrës politiko-kulturore të Kosovës. Kemi një pol të ri politik, të përgjegjshëm për të nxjerrë vendin nga kriza politike, ekonomike dhe institucionale”, ka deklaruar Pacolli në një konferencë për shtyp.

Sipas tij, alternativa e këtij koalicioni do të nisë me liberalizimin e vizave me BE-në, për të vazhduar më pas me integrimin e Kosovës në strukturat ndërkombëtare.

Top Channel