Një pako e dyshimtë është sinjalizuar ditën e sotme nga funksionarët e ambasadës hungareze në Athinë.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë greke, sipas të cilave për zgjidhjen e situatës në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe ekspertë të eksplozivit.

Ndërkohë, policia mendon se mund të jetë edhe një pako tjetër në qarkullim, pas 14 pakove-bombë të zbuluara javën e kaluar, që u adresoheshin ambasadave.

Fluksi i pakove-bombë, disa prej të cilave kishin si destinacion edhe liderët e huaj, bëri që autoritetet greke të pezullonin për 48 orë shërbimin postar ajror.

Hetuesit deklaruan se pakot në fjalë nuk ishin vepër e terrorizmit ndërkombëtar, por e ekstremistëve të fraksionit “Komploti i celulave të zjarrit”.

Top Channel