Fitore si ajo e Pirros kanë arritur socialistët në Greqi në zgjedhjet për pushtetin lokal që u zhvilluan ditën e diel.(UPDATE)

Pas numerimit te mbi 95% te votave ne rang vendi socialistet kryesojne ngushte ne 7 prej 13 qarqeve te vendit, me karakteristike kryesore te ndarjes se hartes zgjedhore, qe veriu i Greqise ka votuar per konservatoret dhe jugu per partine qeveritare.

Kryeministri Papandreu ka deklaruar se ne baze te ketyre rezultateve ka marre nje votbesim te ri per te vazhduar perpjekjen e qeverise qe ai udheheq per te nxjerre vendin nga kriza dhe se vendi nuk do te shkoje ne zgjedhje te parakohshme.  

“E dimë se ndryshimi nuk është një dicka e lehte. Por populli grek na solli në pushtet një vit më parë qe te ndodhte ky ndryshim dhe sot ai i pyetur per te ,konfirmoi qe e do kete ndryshim. Që nga nesër  vazhdojmë punën tonë, mbetemi të fokusuar në qëllimin tonë të madh dhe te perbashkët .Ne radhe te pare shpetimi i vendit , por gjithashtu nje vend me i drejte,me i mire,me një ekonomi të shëndetshme, që do të na lejojë që të vendosim për fatin tonë”, deklaron Papandreu.

Persa ju perket pese bashkive me te medha te Greqise, konservatoret ruajne perseri bastionet e tyre ne Athine dhe Selanik,socialistet kryesojne ne Pire,Patra dhe Iraklio. Por do te duhet edhe votimi i se dieles tjeter qe te konfirmohen fituesit, pasi nuk kane kaluar cakun prej 50% plus nje vote.

Pavaresisht kryesimit ne keto zgjedhje ,epersia e socialisteve eshte shume e lehte, ndersa kane humbur pothuajse 10 pike nga zgjedhjet paralamentare te tetorit te kaluar dhe ndodhen  vetem 2 pike larg konservatoreve.

“Prej atyre qe votuan shumica denoi politiken e Papandreut .Por edhe ata qe qendruar ne shtepite e tyre kundershtuan kercenimin  qe ai beri para zgjedhjeve”, thotë Samaras.

Ka rritur perqindjet e veta Partia Komuniste qe ka perqendruar shume vota prej grekeve te pakenaqur.

Ky reduktim teper i ndjeshem  i diferences me konservatoret, por edhe mospjesmarrja teper e madhe ne zgjedhje qe kapi shifren prej 40% interpretohen si proteste e grekeve ndaj politikes se qeverise socialiste dhe reformave te saj antikrize. Megjithate Papandreu ka nje epersi te ndjeshme ne parlamentin grek per te vazhduar zbatimin e masave edhe ne tre vitet e ardheshme te mandatit te partise se tij.

Top Channel