Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se anembanë Serbisë është duke u zhvilluar aksioni për marrjen e pasaportave fiktive që janë përfituar mbi bazë të paraqitjes së rreme të vendqëndrimit.

Gjatë qëndrimit në Prokuple, në jug të Serbisë, ai i tha agjencisë “Beta” se janë duke u arrestuar personat të cilët kanë bërë lajmërimin e rremë të shqiptarëve të Kosovës në adresa të veta.

Sipas fjalëve të tij, ky problem ka qenë më i pranishëm në Komunën e Meroshinës, pasi bëhet fjalë për një komunë të vogël, por raste të tilla ka në mbarë Serbinë. Në Komunën e Meroshinës tashmë ka filluar gjykimi kundër katër policëve serbë të akuzuar se kanë marrë pjesë në lëshimin e pasaportave aktive për shqiptarë nga Kosova, të cilët kishin paraqitur adresa vendbanimi në këtë komunë.

Top Channel