Ish-ambasadori amerikan në Beograd, William Montgomery deklaroi se pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, nuk ka mundësi që statusi i Kosovës të ridiskutohet.

“Serbia mund të demonstrojë hidhërimin e vet, por nuk mund ta ndryshojë situatën”, ka thënë Montgomery.

Ndërkohë pritet që pas zgjedhjeve të parakohshme të 12 dhjetorit në Kosovë, të rritet numri i vendeve që kanë njohur pavarësinë.

Top Channel