Nënkryetari i delegacionit të PE për Evropën juglindore, Jelko Kacin ka përshëndetur vendimin e ministrave të Brendshëm të BE-së për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjes.

“Heqja e vizave u garanton lirinë e lëvizjes qytetarëve të Shqipërisë dhe Bosnjes, si dhe ofron mundësi të pashfrytëzuara deri më tani për zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet këtyre vendeve dhe BE-së”, ka pohuar Kacin.

Sipas tij, dy shtetet duhet ta shfrytëzojnë këtë moment pozitiv dhe të forcojnë përpjekjet e tyre për integrimin evropian.

Top Channel