Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic, ka deklaruar se ende nuk janë krijuar kushtet që qeveria e Serbisë të ftojë serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vend.

Këto komente Jeremic i ka bërë pas takimit me shefin e diplomacisë polake Radek Sikorski, bën të ditur Telegraf.

Jeremic nuk beson se qeveria serbe do t’i bëjë thirrje për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme të 12 nëntorit që zhvillohen në Kosovë.

Top Channel