Dilema “Stabilitet apo peripeci-Votebesim apo zgjedhje te parakohshme”, qe kryeministri Papandreu ka vene para grekeve ne zgjedhjet per pushtetin lokal duket se ka pasur rezultat pozitiv per socialistet.

Sipas rezultateve te para zyrtare kandidatet qe ata mbeshtesin duket se kane siguruar perqindje te kenaqshme dhe kryesojne ne raundin e pare.

Kryeministri Papandreu ka deklaruar se ne baze te ketyre rezultateve ka marre nje votbesim te ri per te vazhduar perpjekjen e qeverise qe ai udheheq per te nxjerre vendin nga kriza, cka interpretohet se vendi nuk do te shkoje ne zgjedhje te parakoheshme.  

Nga rezultatet e para zyrtare qe ka pubikuar Ministria e Brendeshme socialistet kryesojne ne 7 nga 13 qarqet e medha te vendit. Persa ju perket pese bashkive me te medha te Greqise , konservatoret ruajne perseri bastionet e tyre ne Athine dhe Selanik,socialistet kryesojne ne Pire,Patra dhe Iraklio. Por do te duhet edhe votimi i se dieles tjeter qe te konfirmohen fituesit, pasi nuk kane kaluar cakun prej 50% plus nje vote.

Ajo qe interpretohet si proteste ndaj politikes se qeverise Papandreu dhe reformave te saj antikrize ,por edhe si mosbesim ndaj konservatoreve qe konsiderohen fajtore te gjendjes ekonomike qe kalon vendi, eshte pjesmarrja e ulet ne keto zgjedhje qe ka shkuar nga  50% deri ne 60%.

Top Channel