Shefi i misionit EULEX, Xavier de Marnhac ka deklaruar sot në një takim me kryeministrin në ikje të Kosovës, Hashim Thaci, se procesi i zgjedhjeve të parakohshme duhet të jetë i ndershëm dhe të mos përzihet me debatin politik.

“Ne kërkojmë një proces të ndershëm dhe të sigurtë, në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën”, ka pohuar De Marnhac, duke shtuar se misioni i drejtuar prej tij do të angazhohet posacërisht për të garantuar sigurinë gjatë procesit.

Ndërsa kryeministri Thaci, nga ana e tij tha se, sundimi i ligjit në Kosovë nuk duhet të ndikohet nga politika ditore dhe se procesi zgjedhor nuk duhet të ndikojë as në punën e përditshme të EULEX-it.

Top Channel