Ministri i Brendshëm boshnjak, Mehmeda Spahe ka deklaruar se në vendin e tij nuk është zhvilluar ndonjë festë e madhe për heqjen e regjimit të vizave.

Në një prononcim për Top Channel, ministri Spahe është shprehur se festa e vërtetë do të zhvillohet atëherë kur Bosnja të marrë statusin e vendit kandidat.

I pyetur nëse pret ndonjë fluks të madh të qytetarëve boshnjakë drejt vendeve të BE-së, Spahe ka saktësuar se deri tani 350 mijë qytetarë në Bosnje kanë marrë pasaportën biometrike dhe se nuk prest ndonjë fluks të madh.

Top Channel