Zgjedhje për administratën lokale në Greqi, ku rreth 9.800.000 qytetarë zgjedhin 325 kryebashkiakë të rinj dhe 13 kryetarë të qarqeve sipas ndarjes së re administrative në vend.

Gjithashtu zgjedhin 713 këshilltarë qarku dhe 9257 këshilltarë bashkie.

Si një referendum për qeverinë e tij i ka konsideruar këto zgjedhje kryeministri Papandreu që ka kërkuar votë besimi për vazhdimësinë e reformave antikrizë. Në rast të kundërt ai ka paralajmëruar hapur për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Sot është dita e vendimeve të rëndësishme. Bëjmë një vizion, realitet, me ndarjen e re administrative “Kalikrati”, sjellim pushtetin qendror më pranë qytetarit. Marrim vendime për stabilitetin e ecurisë së vendit, të cilën e kemi të nevojshme për të bërë ndryshimet e vështira, por të duhura”, ka thënë ai pas votimit.

Ndërsa opozita u ka bërë thirrje votuesve që me voten e tyre të cojnë një mesazh kundër reformave ekonomike të qeverisë të nënshkruara në Memorandumin e BE dhe FMN.

Kryetari i konservatorëve Andonis Samaras tha se “grekët do të zgjedhin më të mirët duke cuar një mesazh të fuqishëm ndaj qeverisë, një mesazh për të ndryshuar rrugën që ajo ka zgjedhur.”

Vete greket jane skeptike. Jane te pakenaqur nga masat e ashpra ekonomike, por ende nuk besojne tek opozita konservatore te cilen fajesojne per gjenjen ne te cilen ndodhet vendi.

Për herë të parë në këto zgjedhje votojnë vetëm për kandidatët e bashkive edhe emigrantët shqiptarë të cilët jane te pajisur me leje afatgjate qendrimi dhe kane mundur te regjistrohen ne listat e votimit ne afatin e duhur.

Rezultatet e para zyrtare nga numërimi i 10% të votave në rang vendi do të publikohen rreth orës dhjetë të mbrëmjes, tre orë pas mbylljes së kutive.

Top Channel