Red Bull dominon Brazilin, shpallet kampione

07/11/2010 18:50

Red Bull ka dominuar garën për Çmimin e Madh të Brazilit të zhvilluar në pistën e Interlagosit duke zënë vendin e parë dhe të dytë, përkatësisht me Vetel dhe Veber.

Vetel bëri një start të mirë duke marrë vendin e parë për të dominuar më pas të gjithë garën, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës, Mark Veber për të ardhur tek vendi i tretë në podium që plotësohet nga Fernando Alonso.

Megjithëse u rëndit i treti, Alonso vazhdon të mbajë kryesimin në renditje e përgjithshme për pilotë me 246 pikë, i ndjekur nga Veber me 238 dhe Vetel me 231.

Ndërsa lufta për titullin kampion për pilotë vazhdon ende, ajo për konstruktorë është mbyllur matematikisht Red Bull ka fituar këtë kampionat, pavarësisht rezultatit në garën e fundit që do të mbahet në Abu Dhabi javën e ardhshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA