Nis punimet kuvendi i shtatë zgjedhor i Lidhjes Demokratike te Kosovës.

Në këtë kuvend i cili mbahet pas katër vjetësh, marrin pjesë 355 delegatë të dalë nga zgjedhjet e brendshme në LDK. Ata do të zgjedhin të gjitha strukturat e partisë përfshi edhe kryetarin saj.

Kryetari i ri ka mandat për ta udhëhequr LDK-në në katër vitet e ardhshme. Për dallim nga më herët kur kryesisht kandidaturat për të parin e partisë kanë qenë të njohura, këtë herë, LDK nuk i ka zyrtarizuar paraprakisht ato.

Por janë ish-presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryetari i Prishtinës Isa mustafa për të cilët degët e LDK-së kanë paralajmëruar se do t’i propozojnë për kryetarë në Kuvend. Vendimi i gjykatës kushtetuese se Fatmir Sejdiu ka shkelur kushtetutën duke i mbajtur dy postë në të njëjtën kohë, ka bërë që të shtohet presioni publik ndaj  zotit Sejdiu që të tërhiqet nga gara, për t’i hapur kështu rrugë bashkëpunëtorit të tij Isa Mustafa.
 
Ndërkaq edhe pas një faze intensive bisedimesh zyrtarët e LDK-së nuk kanë folur për kandidaturat në Kuvend. Ajo që dihet deri më tani është se disa degë të LDK-së preferojnë ta propozojnë për kryetar të LDK-së Fatmir Sejdiun e disa Isa Mustafën.

Nëse në garë janë më shumë se një kandidat atëherë votimi zhvillohet në mënyrë të fshehtë. Sidoqoftë janë sondazhet lokale ato të cilat kanë përcaktuar fatin e kësaj partie në të ardhmen.

Elektorati, sipas sondazheve preferon Isa Mustafën kryetar të LDK-së. Me zotin Mustafa në krye të LDK –se përqindja e votave në zgjedhjet e përgjithshme  do të ishte shumë më e lartë se sa me ish presidentin Fatmir Sejdiun. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA