Në fjalën e tij pas zgjedhje si kryetar, zoti Mustafa ftoi të larguarit nga LDK t’i bashkohen familjes së vjetër.

Ai kritikoi qeverisjen e viteve të fundit dhe shpalosi planin e tij për zhvillimin e Kosovës, duke e paraqitur me 3 pika, zhvillimin ekonomik, mirëqënie dhe mirëqeverisje për ta shndërruar vendin, sipas tij në shtet të zhvilluar e demokratik.

“U bëj thirrje të gjithë atyre që kanë abstenuar për një kohë, të rikthehen në familjen e vjetër të tyre. Qeverisja viteve të fundit pësoi degradim. Të gjitha raportet ndërkombëtare theksuan se shteti kontrollohet nga grupet e interesit. Kosova vuan për mungesë të lirisë së shprehjes, kur ne kemi më së shumti nevojë. E kemi kritikuar qeverisjen e kaluar jo për motive personale, por sepse kam besuar që nuk është kjo qeverisja që i duhet vendit. Kjo nuk nënkupton se duhet të amnistojmë veten nga gabimet, por t’i pranojmë dhe të ecim përpara. Plani i LDK-së është i thjeshtë, është i zhvillimit ekonomik, mirëqënies, e mirëqeverisjes, vizioni për një Kosovë të re, europiane dhe shtet të zhvilluar e demokratik”, tha i sapozgjedhuri kryetar, Isa Mustafa.

Zoti Mustafa propozoi gjithashtu që kryetari i deritanishëm i LDK-së, Fatmir Sejdiu të shpallet Kryetar Nderi.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta