Në komunikimin e parë zyrtar me gazetarët pas zgjedhjes si kryetar i LDK-së, Isa Mustafa, që mban njëkohësisht edhe postin e kreut të Komunës së Prishtinës tha se do të printe listën zgjedhore të LDK-së në zgjedhjet e 12 dhjetorit.

Zoti Mustafa shtoi se nuk do të aplikohet politika e përjashtimit ndaj askujt dhe se të gjithë ata persona që duan t’i bashkohen Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mirëpriten për të dhënë kontributin, sipas tij drejt fitores.

Mustafa paralajmëroi gjithashtu se të gjithë personat që kurdisën zgjedhjet e jashtëzakonshme do t’i bartin vetë pasojat e tyre.

“Do të bëjmë gjithçka që të fitojmë. Të gjithë ata që i kurdisën këto zgjedhje para kohe, pasojat do t’i bartin vetë”, u shpreh Mustafa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA