Kreu i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa ka fituar përballjen me Fatmir Sejdiu në garën për kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Proçesi i numërimit të votave ka përfunduar rreth orës 15:00 duke shpallur fitues zotin Mustafa me 234 vota kundrejt 125 të ish-presidentit të Kosovës, tashmë dhe ish-kryetar i LDK-së, Fatmir Sejdiu.

Në votim morën pjesë 365 delgatë të cilët ishin ftuar në Kuvendin Zgjedhor të 7 të LDK-së. Tashmë mbetet për t’u parë nëse ky votim do t’i japë fund krizës së brendshme të LDK-së, e cila prej disa muajsh vuan nga përçarjet dhe fraksionet brenda saj.

Gjithashtu, pritet të mësohet edhe qendrimi i lëvizjes brenda LDK-së, “Lista Ibrahim Rugova” e udhëhequr nga djali i të ndjerit Ibrahim Rugova, Uka dhe Bujar Bukoshi.

Top Channel