Në  Greqi ka përfunduar në normalitet të plotë proçesi i votimit për zgjedhjet e pushtetit lokal dhe ka filluar numërimi i votave.

deri në mesditë pjesmarrja ka qenë tepër e ulët. Karakteristik është vlerësimi se në prefekturën e Athinës deri në orën 4 të pasdites nuk kishin votuar as 50% e qytetarëve. Por sipas mediave greke në orët që pasuan ka pasur radhë të gjata, sidomos në qendrat e votimit të kryeqytetit dhe në Pire.
 
Dy sondazhe të ditës së djeshme që sapo janë publikuar nga dy televizone private të vendit nuk fshehin ndonjë surprizë dhe parashikojnë një epërsi të socialistëve, që gjithësesi nuk kryesojnë në dy prej bastioneve kryesore të konservatorëve, siç janë Bashkia e Athinës dhe e Selanikut si dhe qarku i Maqedonisë Qendrore me qendër në Selanik.
 
Rezulatet e para do të fillojnë të publikohen pas orës 10 të mbrëmjes dhe do të kemi një imazh më të qartë. Gjithësesi nuk kanë munguar komentet e gazetarëve, që mbulojnë reportazhin politik se socialistet ruajnë epërsinë në rang vendi, megjithëse me përqindje më të ulët nga zgjedhjet parlamentare.

Top Channel