Serbia, pyetësori i KE pa lidhje me Kosovën
06/11/2010 15:25
Pyetësori që Komisioni Evropian do t’i dorëzojë Serbisë lidhur me cështjen e statusit të vendit kandidat, nuk do të përmbajë asgjë për Kosovën.
Lajmin e ka bërë të ditur Vincent Degert, kryetar i delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd.
“Pyetësori është hartuar duke u nisur nga një qëndrim neutral ndaj statusit, njësoj si u veprua në rastin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit”, ka deklaruar Degert.
Ai ka shtuar se pyetësori do të shërbejë si një udhërrëfyes për të parë se cfarë ka funksionuar në Serbi dhe cfarë jo.
Top Channel