Krerët e ushtrisë serbe kanë kërkuar nga komandanti i KFOR-it, Erhard Byhler, bisedime për ndryshimin e vijës kufitare mes Serbisë dhe Kosovës.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja kosovare “Koha Ditore”, e cila i referohet një burimi ndërkombëtar që ka preferuar të mbetet anonim.

“Takimi do të mbahet më 18 nëntor në Nish. Ai do të zhvillohet me kërkesë të autoriteteve ushtarake serbe, të cilat kërkojnë ndryshimin e vijës kufitare që është përcaktuar sipas Marrëveshjes së Kumanovës”, ka deklaruar burimi.

Ai ka shtuar se për këto bisedime janë njoftuar edhe autoritetet e Kosovës dhe është diskutuar në takimin që gjenerali Byhler zhvilloi të premten me kreun e Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi.

Top Channel