Partia Bashkimi Demokratik për Integrim, në Maqedoni, i kërkoi Parlamentit të mbajë një qendrim lidhur me fushatën e shpifjeve, sic e konsideron ajo, publikimin e disa dosjeve me akuza për spiunazh ndaj disa prej eksponentëve të saj.

Sipas DBI-së, kjo është vepër e demokratëve të Menduh Thacit, me qëllim jo vetëm dëmtimin e partisë së Ali Ahmetit, por edhe prodhimin e tensioneve në vend.

Por nga ana tjetër Thaci ka deklaruar në një intervistë televizive se nuk akuzon BDI-në, por individë të caktuar që synojnë të arrijnë me cdo mjet qëllimet e tyre.

“Nuk është e vërtetë se BDI ka qenë bashkëpunëtore e ish-sigurimit të shtetit. BDI është njësoj si PDSH-ja. Shqiptarë të tjerë, të cilët nuk janë të përfshirë, mendojnë se duhet të organizohen politikisht dhe të realizojnë qëllimet e tyre”, ka pohuar Thaci.

Top Channel