Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi ka prezantuar zyrtarisht sot subjektin e tij, lëvizjen “Për Demokraci”, me të cilën do të hyjë në zgjedhjet e 12 dhjetorit.

Në takimin promovues, Kosumi ka deklaruar se ka ardhur koha që cdo familje kosovare të ndjejë aspektet pozitive të lirisë së shtetit dhe që cdo kosovar të ndjejë sigurinë që i ofron shteti.

“Është koha të mësojmë nga të tjerët dhe jo ta provojmë mbi lëkurën tonë. Armiqësitë partiake e fusin shtetin në një krizë të pandërprerë që e gërryen atë. Është momenti që të mësojmë se pushteti është në shërbim të qytetarit dhe jo një mjet për t’u pasuruar”, ka pohuar Kosumi.

Deri “dje” ish-kryeministri i Kosovës, i cili u kritikua për një rendiment të ulët gjatë kohës që ishte në detyrë, ishte anëtarësuar në radhët e AAK-së.

Top Channel