Të dielën në Greqi zhvillohen zgjedhjet për pushtetin lokal, ku për herë të parë do të votojnë edhe emigrantët.

Por emigrantët marrin pjesë edhe si kandidatë për këshilltarë në listat e partive më të mëdha greke.

Në listën e PASOK-ut në pushtet për periferinë e Atikës, që përfshin 4 milionë banorë, është edhe ish portieri i kombëtares shqiptare, Foto Strakosha.

Ndërkohë, nga rreth 150 mijë emigrantë që e përfitonin këtë të drejtë, të dielën do të drejtohen në kutitë e votimit rreth 13 mijë emigrantë.

Ky numër i paktë ndoshta mund të shpjegohet me vonesat në përmbushjen e të gjitha procedurave burokratike të nevojshme në kohë për t’u përfshirë në listat e votuesve.

Top Channel