
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaci i ka bërë thirrje BDI-së që të tërheqë akuzat ndaj partisë së tij lidhur me publikimin e dosjeve për funksionarë të saj, që mund të kenë pasur lidhje me shërbimet sekrete serbe.
Në një intervistë për mediat lokale, Thaci ka deklaruar se nuk akuzon BDI-në, por individë të caktuar që synojnë të arrijnë me cdo mjet qëllimet e tyre.
“Nuk është e vërtetë se BDI ka qenë bashkëpunëtore e ish-sigurimit të shtetit. BDI është njësoj si PDSH-ja. Shqiptarë të tjerë, të cilët nuk janë të përfshirë, mendojnë se duhet të organizohen politikisht dhe të realizojnë qëllimet e tyre”, ka pohuar Thaci.
Më tej ai i ka bërë thirrje kreut të BDI-së Ali Ahmeti, që të heqë dorë nga fjalori i tij “primitiv” ndaj PDSH-së.
Top Channel