Shefi i EULEKS-it, Xavier de Marnak, tha se misioni i BE-së do të shtojë praninë dhe aktivitetet në pjesën veriore të Kosovës.

Sipas RTK-se, për herë të parë që nga marrja e mandatit ai vizitoi Shtëpinë e BE-së në veri të Mitrovicës, ku takoi përfaqësuesin evropian për veriun, ambasadorin Michael Giffoni.

Kreu i misionit të BE-së për sundim të ligjit Xavier de Marnak, ka paralajmëruar shtim të aktiviteteve të EULEX-it në veri, për të siguruar sundim të rendit dhe ligjit në këtë pjesë të Kosovës.

Top Channel