Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, Philip Gordon ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të kontribuojnë në bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës.

“Ndërkohë që Bashkimi Evropian do të lehtësojë bisedimet, ne jemi të gatshëm të luajmë një rol konstruktiv”, ka pohuar Gordon.

Ai ka argumentuar edhe mbështetjen që Uashingtoni i bëri rezolutës për Kosovën të paraqitur nga Serbia në Kombet e Bashkuara.

“Ne e mbështetëm dhe e votuam rezolutën pasi mendojmë se BE është në një pozitë të përshtatshme për të lehtësuar këto bisedime”, është shprehur Gordon.

Ai ka shtuar më tej se Shtetet e Mbashkuara mbështesin anëtarësimin e Serbisë dhe Kosovës në Bashkimin Evropian, pasi të kenë plotësuar kushtet.

Top Channel