Ish-kryeministri kosovar Bajram Kosumi ka deklaruar se Kosova do të mund të jetë tërësisht demokratike vetëm atëherë kur të ekzistojë tërësisht shteti ligjor.

Duke folur në një intervistë për “REL”, Kosumi ka sqaruar edhe motivet përse u largua nga AAK, për të garuar më vete në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“Besoj se konceptet e mija politike dhe puna që unë mund të bëj, mund të ndihmojnë Kosovën në procesin politik në të cilin po ecën dhe në vecanti në krijimin e një demokracie të mirëfilltë”, ka pohuar Kosumi.

Ai ka saktësuar se subjekti me të cilin do të hyjë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 12 dhjetorit quhet partia Për Demokraci.

“Kosova ka arritur suksese të mëdha në periudhën e kaluar, ndërsa tani po hyn në fazën kur duhet të krijohet cilësia dhe demokracia e vërtetë”, ka shtuar Kosumi.

Top Channel