Diaspora kosovare do të mund të marrë pjesë në zgjedhjet e 12 dhjetorit në Kosovë, duke votuar përmes postës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar në faqen e tij të internetit, www.kqz-ks.org, modalidetet e votimit në distancë.

Gjithashtu, emigrantët kosovarë do të mund të njihen me kriteret e votimit duke kontaktuar ambasadat kosovare në vende të ndryshme të botës.

Për të votuar ata duhet të plotësojnë kriterin e moshës, 18 vjec, të jenë të regjistruar në regjistrin civil të Kosovës ose UNMIK-ut dhe të kenë një kartë identiteti.

Top Channel