Liderët e grupit kryesor të armatosur grek, Lufta Revolucionare, kanë bërë nga burgu një apel për luftë.

Ata kanë kërkuar “një sulm të menjëhershëm” ndaj atyre që i kanë quajtur “fashistët modernë” që qeverisin vendin bashkë me FMN-në dhe BE-në.

Nikos Maziotis, Kostas Gournas dhe Pola Roupa, në një deklaratë të përbashkët në internet kanë bërë thirrje që të pengohet aplikimi i “metodave naziste” nga qeveria socialiste, e cila sipas tyre përpiqet të gjunjëzojë luftën për liri.

Ndërkohë, pas mesnate në shtetin helen janë hapur sërish rrugët për postën ajrore private, funksionimi i të cilës ishte ndërprerë për 48 orë si pasojë e fluksit të pakove-bombë.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet greke, sipas të cilave ky vendim u mor pas një mbledhjeje të zyrtarëve të qeverisë me operatorët privatë, të cilët ranë dakord për rritjen e kontrollit të pakove.

Top Channel