Gjermania dhe Kina kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me planin e SHBA për t’i injektuar 600 miliardë dollarë ekonomisë amerikane.

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk do t’i zgjidhin problemet, por përkundrazi do të krijojnë më shumë probleme për të gjithë botën.

Disa vende druhen se lëvizja e Federal Reserve mund të dëmtojë eksportet e tyre duke iu forcuar valutën.

Ndërkohë, kreu i Bankës Qendrore kineze, Zhou Xiaochuan ka bërë thirrje për një reformë ndërkombëtare në sistemin valutor.

Banka qendrore amerikane njoftoi të mërkurën se do të shpenzojë 600 miliardë dollarë për të blerë bondet qeveritare, me shpresën se injektimi i parave kesh do të ringjallë ekonominë e vendit.

Top Channel