Bashkimi Evropian ka përshëndetur faljet e kërkuara nga presidentët e Serbisë dhe Kroacisë, Tadic dhe Josipovic, për krimet e luftës të 19 viteve më parë.

Tadic dhe Josipovic vizituan dje së bashku varrezat e viktimave të luftës në Vukovar, ku u vranë 260 civilë kroatë dhe në Paulin Dvor, ku u vranë 19 civilë serbë.

“Mirëpresim këtë hap të rëndësishëm drejt pajtimit mes dy vendeve, që është edhe një nga vlerat e BE-së, ku dy vendet shpresojnë të aderojnë”, ka deklaruar komisioneri për Zgjerimin, Shtefan Fyle.

Më herët edhe zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Philip Crowly përshëndeti dy presidentët për këtë hap drejt pajtimit.

Top Channel