Vendet e BE-së kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me fenomenin e pajisjes së qytetarëve të ndryshëm të Ballkanit me pasaportë bullgare.

Sipas autoriteteve të vendeve perëndimore, duke qenë se shtetasit bullgarë kanë të drejta të barabarta me ata të vendeve të tjera të BE-së, shumë të tjerë pajisen me një pasaportë të këtij shteti duke deklaruar vetëm se janë me origjinë bullgare.

Sipas zyrtarëve, fenomeni në fjalë ka prekur kryesisht qytetarët maqedonas, të cilët për shkak të gjëndjes së rëndë ekonomike udhëtojnë drejt BE-së për një jetë më të mirë.

Top Channel