Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar sot me përfaqësuesin civil ndërkombëtar në Kosovë, Pieter Feith.

Në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale politike, posaçërisht për organizimin sa më të suksesshëm të zgjedhjeve të reja të 12 dhjetorit.

Kryeministri Thaçi ka shprehur gjithë përkushtimin e tij dhe të qeverisë së tij për një proces zgjedhor të lirë, demokratik, transparent, të organizuar mirë, me pjesëmarrjen e monitoruesve ndërkombëtarë, ku qytetarët do të vendosin për zgjedhjen e institucioneve të ardhshme të vendit.

Nga ana e tij, Feith u shpreh me tone pozitive për përkushtimet e kryeministrit Thaçi për ruajtjen e stabilitetit politik dhe institucional të Kosovës dhe po ashtu vlerësoi përkushtimin e tij për zgjedhje të lira, demokratike dhe transparente.

“Zgjedhjet e 12 dhjetorit do të jenë edhe një test i ri për demokracinë në Kosovë. Besoj se gjithë klasa politike dhe institucionale do të dëshmojë pjekurinë e lartë shtetërore për të plotësuar me sukses edhe këtë standart të lartë demokratik, në rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës”, u shpreh Feith.

Top Channel