Organizata për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane në Maqedoni vlerëson se Serbia duhet të kërkojë falje për krimet e bëra dhe të kompensojë dëmet e shkaktuara në Kosovë, por edhe në vendet tjera të rajonit.

OBRIE përmes një njoftimi për media, cituar nga Telegraf, thekson se tendencat për të individualizuar krimin dhe terrorin e popullit serb mbi popullsinë civile në Kosovë, por edhe vende tjera të rajonit nuk i shërbejnë paqes dhe stabilitetin në rajon.

“Serbia nëse kërkon një fillim të ri, paqe dhe stabilitet në rajon, duhet të pranojë fajin dhe të kompensojë dëmet që i ka shkaktuar popullit të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Top Channel