Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu ka mohuar sot lajmet e publikuara në media se do të tërhiqet nga gara për postin e kryetarit të kësaj partie.

Pas një takimi të zhvilluar me anëtarët e kryesisë së LDK-së, Sejdiu është shprehur se, u qëndron deklaratave të bëra më parë për respektimin e statutit të kësaj partie lidhur me kandidaturat.

Ish-presidenti i Kosovës është takuar edhe me kryetarin e komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, por mbi këtë takim nuk është bërë i ditur asnjë detaj.

Të dielën më 7 nëntor LDK do të mbajë kuvendin e shtatë zgjedhor të saj, ku do të zgjedhë kryetarin e ri dhe strukturat e reja drejtuese.

Top Channel