Kryetari i LDK-së Fatmir Sejdiu është afër arritjes së një marrëveshjeje me Isa Mustafën, që ish-presidenti të tërhiqet nga gara për kryetar të LDK-së.

Pikërisht për këtë arsye zoti Mustafa, i cili në LDK mban postin e anëtarit të këshillit të përgjithshëm, ka marrë pjesë të enjten në mbledhjen e kryesisë.

Sipas burimeve partiake, takimet e sotme në LDK janë zhvilluar me qëllim arritjen e një marrëveshjeje që e bën Fatmir Sejdiun të tërhiqet nga kandidimi për të parin e partisë.

Por si duket, befasitë pritet të shihen të dielën, ditë kjo kur do të mbahet kuvendi zgjedhor i LDK-së.

“Fatmir Sejdiu u qëndron deklaratave të bëra më parë për respektimin procedurave dhe statutit të LDK-së lidhur me kandidaturat”, ka deklaruar Sejdiu.

Nga ana tjetër, kryetari i komunës së Prishtinës, Isa Mustafa nuk pranoi të flasë rreth kandidaturës së mundshme për kryetar të LDK-së e as për tërheqjen e Fatmir Sejdiut nga gara.

Pas takimit me kryetarin Sejdiu, mësohet se Isa Mustafa vazhdoi konsultat me anëtarët ë kryesisë së LDK-së në lokalin që ndodhet pranë selisë së kësaj partie.

Top Channel