Një gjykatë në Zagreb ka dënuar sot me nga 15 deri në 40 vjet burg gjashtë persona, të cilët u shpallën fajtorë për vrasjen e gazetarit të njohur kroat, Ivo Pukanic.

Pukanic, kryeredaktor i së përjavshmes “Nacional” dhe bashkëpunëtori i tij Niko Franjic mbetën të vrarë nga shpërthimi i një bombe që ishte vendosur poshtë makinës së tyre.

Pukanic njihej për shkrimet e tij investigative, kryesisht mbi korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Për vrasjen e tij janë fajësuar disa organizata kriminale ballkanase që merreshin me kontrabandën e duhanit.

Top Channel