Komunat shqiptare në Maqedoni janë të pakënaqura me procesin e decentralizimit, i cili është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit dhe bën sot 5 vjet nga nisja e zbatimit.

Banorët e komunave shqiptare deklarojnë se jetojnë në një gjëndje të rëndë, pa përkrahje financiare, me probleme territoriale dhe me mohimin e vazhdueshëm që i bëhet gjuhës shqipe.

Sipas tyre, pushteti vendor nuk është funksional, ndërkohë që ai qendror nuk harton projekte konkrete për zhvillimin e komunave.

Banorët e komunës së Cairit shprehen se kanë nevojë për ndryshime territoriale për shkak të rritjes masive të popullsisë, për ndarje të drejtë kadastrale dhe për investime.

Top Channel