Dy viktima janë shënuar si pasojë e një tërmeti të fuqishëm, që tronditi në orët e para të mëngjesit Kraljeven në Serbi.

Banoret e qytetit e kaluan naten jashtë pas lëkundjeve të forta të tokës që shkaktuan dëme të mëdha materiale. Zyrtaret lokale vendosen te shpallnin gjendjen e jashtezakonshme.

Termeti 5,4 balle i shkalles Rihter, ndodhi rreth ores 2:00 te mengjesit. Ekipet e nderhyrjes se shpejte bene te ditur se situata eshte nen kontroll, ndonese ne zone vazhdojne te ndihen lekundje te tjera me te lehta te tokes.

Fshati me i goditur ishte Gerdica, ku edhe demet e regjistruara jane me et medhate. Pikerisht ketu humben jeten edhe dy viktimat e termetit, nje cift 50-vjecaresh. Djali i tyre shpetoi si per mrekulli. Instituti Sizmiologjik Serb beri te ditur se nuk pritet të ketë më goditje të këtij niveli, por gjatë ditëve të ardhshme mund të ketë dridhje të lehta të tokës.

Sipas tyre, nje termet deri ne 5,9 balle nuk konsiderohet dhe kaq i rende, por mund të shkaktojnë dëme në ndërtesa të vjetra që nuk kanë standarte bashkëkohore ndërtimi. Në qytetin e Kraljevës është dëmtuar edhe spitali dhe tanime nuk ekziston vecse nje salle funksionale per operacionet.

Top Channel