Serbia hap “sirtarët” e drejtësisë pas humbjes së Vuçiçit. Nga policët te bankierët, pse po arrestohen tani zyrtarët që dikur ishin të paprekshëm?
Greqia ka pezulluar postën ajrore ndërkombëtare për 48 orë, pasi mbi dhjetra pako të dyshimta u dërguan drejt shtetit helen dhe vendeve të tjera në Evropë.
Policia greke po kërkon pesë persona të dyshuar se janë pjesë e një grupi të së majtës ekstreme, të njohur si “Komploti i celulave të zjarrit”.
Të paktën 11 pako të tilla janë gjetur në Athinë, shumica e të cilave kishin si destinacion ambasadat e huaja.
Shërbimi i postës ajrore u ndërpre në mënyrë që doganave t’u jepet kohë që të skanojnë dërgesat para se t’i cojnë ato në destinacion.
Ndërkohë, edhe kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë thirrje për forcimin e masave të sigurisë për postën ajrore, pasi një pako ishte drejtuar për në zyrën e saj në Berlin.
Ndërsa policia italiane po heton pasi një pako e dyshimtë mori flakë në aeroportin e Bolonjës dhe që kishte si destinacion zyrën e kryeministrit Silvio Berlusconi.
Top Channel