Ministri i Jashtëm grek, Dimitris Droutas ka përjashtuar cdo mundësi që atentatet me pako-bombë të jenë vepër e terrorizmit ndërkombëtar.

“Të gjitha provat që zotërojmë e përjashtojnë cdo lidhje të pakove-bombë me terrorizmin ndërkombëtar”, ka deklaruar Droutas.

Ministri ka theksuar se gjithësesi do të ketë konsultime ndërkombëtare lidhur me sigurinë e postave, pasi tre pako bombë ishin destinuar për liderë të huaj.

Ndërkohë, autoritetet greke pezulluan sot shërbimin postar ajror për 48 orë, me qëllim dhënien e kohës për skanimin e ngarkesave.

Ndërsa policia po kërkon pesë persona të dyshuar se janë pjesë e një grupi të së majtës ekstreme, të njohur si “Komploti i celulave të zjarrit”.

Top Channel