Pahor: Serbia, jo në BE pa zgjidhur “Kosovën”

03/11/2010 15:40

Kryeministri slloven Borut Pahor i ka bërë të qartë lidershipit të Beogradit qëndrimin e vendit të tij se, Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa zgjidhur më parë cështjen e Kosovës.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja sllovene “Dello”, e cila saktëson se Pahor vizitoi dje zyrtarisht Serbinë.

“Kreut të shtetit serb, i cili pret që këtë vit të marrë pyetësorin për anëtarësimin në BE, kryeministri Pahor i ka bërë të qartë se Serbia nuk do të hyjë në BE pa u përgjigjur më parë se sa e madhe është”, shkruan gazeta.

Ndër të tjera Pahor ka shprehur edhe mbështetjen e Sllovenisë për nisjen e dialogut Prishtinë-Beograd, pavarësisht krizës politike që është në Kosovë.

Top Channel