Eurodeputetja Doris Pack deklaron se ka shumë besim që Kosova do t’i kalojë në mënyrë demokratike zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Pas një takimi që zhvilloi me presidentin në detyrë, Jakup Krasniqi, Pack tha se zhvillimet e fundit në Kosovë, janë procese demokratike.

“Kosova duhet t’i zgjidhë çështjet e brendshme për të qenë gati të nisë dialogun me Beogradin. është sinjal pozitiv fakti që në Beograd ka nisur të shtohen thirrjet drejtuar serbëve të Kosovës, për të marrë pjesë në zgjedhje”, tha Pack, bën të ditur Telegraf.

Top Channel