Gjatë vizitës së saj në Prishtinë, eurodeputetja Doris Pack nuk ka dhënë një datë të saktë se kur Kosova mund të përfitojë heqjen e regjimit të vizave.

“E di që të gjithë jeni të interesuar të dini më shumë rreth procesit të liberalizimit të vizave, por nuk mund të jap një përgjigje”, ka deklaruar Pack.

Megjithatë, Pack ka shprehur shpresën e saj që shteti i ri të marrë sa më shpejt udhërrëfyesin, në mënyrë që të mos mbetet i izoluar në rajon.

“Shpresoj shumë se ju do ta merrni udhërrëfyesin që nevojitet, pasi tashmë të gjithë e kanë marrë atë”, ka pohuar Pack.

Por eurodeputetja ka paralajmëruar se ky proces mund të jetë i vështirë duke qenë se pesë vende anëtare të BE-së nuk e kanë njohur ende pavarësinë.

Top Channel