Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan pas takimit në Prishtinë me kryeministrin në detyrë Hashim Thaçi, deklaroi se Turqia është e gatshme të ndërmjetësojë në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Telegraf, kryeministri turk tha se mënyra si do të rrjedhë dialogu do të jetë edhe një shtysë për njohje të reja për shtetin e Kosovës.

Ai u shpreh i bindur se Kosova do të njihet edhe nga shtetet tjera myslimane.

Top Channel