Autoritetet italiane pikasën një pako të dyshimtë në bordin e një avionit transporti mallrash të linjës Athinë-Paris dhe që u ul në Bolonja.

Avioni u detyrua të kryejë uljen e detyruar pas sinjalizimit të pilotit i cili u komunikoi autoriteteve italiane se në bord ndodhej një pako e dyshimtë, e cila sipas mediave italiane ndoshta i adresohej kryeministrit Berluskoni.

Menjëherë pas uljes avioni u izolua në një zonë të sigurtë të aeroportit emilian ku kanë mbërritur grupet e gatshme dhe kanë nisur verifikimet e nevojshme.

Ndërkohë vetë qeveria greke ka pezulluar për 48 orë aktivitetin e transportit të pakove postare, e alarmuar nga sasia e madhe e pakove bombë të sekuestruara në vend.

Top Channel